Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku lista e mbështetur nga studentët siguroi një fitore të thellë. Me gati 99% të votave të numëruara, studentët morën 52.7% dhe 139 mandate, ndërsa aleanca e drejtuar nga partia e Vuçiçit 39.2% dhe 97 mandate.
Por pas rezultatit, vëmendje tërhoqi edhe sjellja e Vuçiçit gjatë daljes publike, ku në një moment bëri një lëvizje kërcimi, duke krijuar një nga pamjet më të komentuara të natës së humbjes së tij.
Pas më shumë se një dekade dominim në politikën serbe, Vuçiç tashmë përballet me një realitet të ri politik.

