Arbër Hajdari ka reaguar pas letrës së publikuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ku ky i fundit përmend edhe emrin e themeluesit të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, në kuadër të zhvillimeve rreth Bashkisë së Tiranës.
Hajdari ka mohuar çdo lidhje me historinë e përmendur nga Veliaj, duke e cilësuar atë si një “çorbë fantazish” dhe duke reaguar me ironi ndaj aludimeve se mund të kishte një rol në drejtimin e Bashkisë.
“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, shkruan Hajdari.

