Një zjarr ka përfshirë tarracën e një pallati në qendër të qytetit të Shkodrës. Pamjet e siguruara tregojnë flakët që kanë përfshirë tarracën dhe po përhapeshin drejt pjesëve të tjera të ndërtesës.
Mësohet se në tarracën e pallatit ka funksionuar më parë një biznes, i cili është mbyllur prej rreth dy vitesh.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, me 4 automjete dhe 15 efektivë, është bërë e mundur vënia nën kontroll dhe izolimi i flakëve. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Zjarr në tarracë e pallatit në qendër të qytetit të Shkodrês
Published:

