Vilson Bala u pyet të mërkurën në SPAK lidhur me dosjen Agasi-Hyseni ndërsa të enjten u shfaq para ministrit të brendshëm Ervin Demo dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë Skënder Hita në mbledhjen për performancën e uniformave blu.
Bala i ngjiti shkallët e karrierës në kohën kur Ergys Agasi kishte ‘në pëllëmbë’ organizatën e policisë.
Ai njihet si pjesë e listës që i kanë shërbyer interesave kriminale të Agasit & co lidhur me një sërë veprimtarishë të paligjshme.
Sa e besueshme mund të jetë policia kur një drejtor pyetet në SPAK pasi ka dyshime se me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndihmuar një person te akuzuar për vepra të rënda penale ?!
Bala njihet dhe si ‘krahu i djathtë’ i Neritan Nallbatit, i cili e ka patur ‘nën hyqmin’ e tij.
Në Durrës kur Bala ishte drejtor, Gysi bënte ligjin ndaj sot s’mund të jetë dhe nuk duhet të jetë në krah të kuadrove që kanë zbatuar ligjin e nuk janë bërë palë me krimin.
Demo dhe Hita, VËRINI GISHTIN KOKËS

