Rritet besimi i konsumatorëve dhe bizneseve në ekonominë shqiptare

Published:

Besimi i konsumatorëve dhe bizneseve në ekonominë shqiptare është rritur gjatë muajit shtator. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0,3 pikë përqindjeje, duke qëndruar 7,8 pikë përqindjeje mbi mesataren historike.
Rritja u ndikua veçanërisht nga përmirësimi i besimit në sektorin e ndërtimit, ndërsa edhe konsumatorët shfaqën më shumë optimizëm për gjendjen e tyre financiare dhe ekonominë në të ardhmen. Besimi konsumator u rrit me 2,3 pikë përqindjeje gjatë shtatorit.
Të dhënat tregojnë se pritshmëritë më pozitive të bizneseve dhe konsumatorëve janë një nga treguesit që përdoren për të vlerësuar zhvillimet e ardhshme të ekonomisë.

Më të fundit

spot_img

Ju Rekomandojmë

spot_img