Erion Veliaj ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me takimin e zhvilluar me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, pas transferimit të tij në burgun e Fierit.
Në reagimin e tij, Veliaj hedh poshtë akuzat se ka organizuar apo financuar protestat e fundit, ndërsa e lidh takimin me ministrin me një sërë kërkesash që, sipas tij, i janë përcjellë në burg.
Veliaj pretendon se transferimi dhe kushtet e vuajtjes së dënimit janë shoqëruar me presione për të pranuar përfshirjen në protestat e “Flamingove” dhe “Studentëve”, për të hequr dorë nga Bashkia e Tiranës dhe për të mos u këshilluar më me Plarent Ndrecën.
Në këtë përplasje publike, Veliaj sfidon drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama që të paraqesë prova për akuzat që e lidhin atë me protestat.
“Ndryshe ik!”, shkruan Veliaj në fund të reagimit të tij.
Statusi i plotë i Erion Veliaj:
“Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!”
Letra e plotë:
E premte, ora 22:30
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.
Veliaj-Rama, përplasja kalon në akuza: “Refuzoj haluçinacionet bolshevike, Rama të nxjerrë prova”
Published:

