Bjarke Ingels Group shpallet fitues i konkursit ndërkombëtar për “Tirana Fountain Plaza”

Published:

Bjarke Ingels Group (BIG), një prej studiove më të njohura ndërkombëtare të arkitekturës bashkëkohore, është shpallur fitues i konkursit ndërkombëtar për projektin “Tirana Fountain Plaza”, një nga pesë vizionet arkitekturore të prezantuara në kuadër të transformimit urban të Tiranës dhe zhvillimit të saj deri në vitin 2030.
Projekti parashikon një ndërhyrje të re dhe të rëndësishme arkitekturore në një prej zonave më të njohura të kryeqytetit, aty ku ndodhet aktualisht kompleksi “Tajvani”. Sipas konceptit të prezantuar, ndërtesa ekzistuese pritet të zëvendësohet nga një kompleks i ri, i konceptuar si “Tirana Fountain Plaza”, i cili synon të krijojë një pikë të re referimi në peizazhin urban të Tiranës.
Konkursi ndërkombëtar “Tirana Fountain Tower” solli përballë pesë propozime arkitekturore nga studio dhe arkitektë me vizione të ndryshme për zhvillimin e kësaj pjese të qytetit. Projektet u prezantuan gjatë paradites në prani të kryeministrit Edi Rama, duke sjellë në vëmendje ide të ndryshme mbi mënyrën se si mund të transformohet një prej hapësirave më qendrore dhe simbolike të Tiranës.
Me përzgjedhjen e Bjarke Ingels Group si fitues, projekti hyn tashmë në një fazë të re, atë të zhvillimit dhe konkretizimit të mëtejshëm të konceptit. Ndërhyrja synon të kombinojë arkitekturën bashkëkohore me hapësirat publike, funksionet urbane dhe një identitet të ri për zonën, duke e pozicionuar “Tirana Fountain Plaza” si një prej projekteve të rëndësishme në vizionin e transformimit të kryeqytetit deri në vitin 2030.
Ky projekt pritet të sjellë një ndryshim të dukshëm në siluetën dhe perceptimin urban të kësaj zone, ndërsa koncepti i BIG synon ta shndërrojë hapësirën në një destinacion të ri publik dhe arkitekturor brenda qytetit.

Më të fundit

spot_img

Ju Rekomandojmë

spot_img