132 ditë “Flamingo”, por një emër mbetet në hije: Musa Kastrati – pse askush nuk e nxjerr në skenë?

Published:

132 ditë protestë, qindra qytetarë në rrugë dhe një lëvizje që nisi nga Zvërneci, por që tashmë është shndërruar në një revoltë më të gjerë ndaj mënyrës së qeverisjes së vendit.
Por, ndërsa prej javësh flitet për qeverinë, projektin e Zvërnecit, investitorët dhe konfliktin për tokën, një emër vazhdon të qëndrojë çuditërisht në hije: Musa Kastrati.
Dhe pyetja është e thjeshtë: pse?
Emri i Musa Kastratit, sipas informacioneve të KlikBomb, është i njohur për disa prej protestuesve dhe përfaqësuesve të tyre. Pretendime dhe informacione mbi rolin e tij në prapaskenë duket se kanë qarkulluar prej kohësh, ndërsa emri i tij nuk është vendosur asnjëherë realisht në qendër të debatit publik.
Madje, sipas të njëjtave burime, për këto zhvillime janë në dijeni edhe persona në media. Megjithatë, Musa Kastrati duket se është një emër që rrallë lakohet publikisht, sidomos në ekranet televizive.
A është thjesht mungesë interesi? Mungesë provash? Apo kemi të bëjmë me një emër që, për shkak të peshës së familjes Kastrati në botën e biznesit, është i vështirë për t’u vendosur në qendër të një debati televiziv?
Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje.
Por pyetja më e rëndësishme lidhet me vetë fillimin e protestës: kush dha udhëzimet për ndërhyrjen ndaj qytetarëve në Zvërnec?
Burime të KlikBomb pretendojnë se në këtë histori ka një rol të Musa Kastratit. Ky pretendim kërkon verifikim dhe hetim nga autoritetet.
Sepse nëse emri i tij nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi, atëherë kjo duhet të sqarohet.
Nëse ka pasur rol, atëherë publiku ka të drejtë ta dijë.
Pas 132 ditësh, ndoshta ka ardhur koha që emri i Musa Kastratit të dalë nga hija dhe të marrë përgjigje pyetja që ende nuk është bërë publikisht: çfarë roli pati ai në ditët kur nisi gjithçka në Zvërnec?

Më të fundit

spot_img

Ju Rekomandojmë

spot_img